Arrestimet e ditëve të fundit, Braimllari: Show i kryeministrit
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari i ftuar në “7pa5” ka reaguar në lidhje me aksionet e ditëve të fundit nga policia si dhe arrestimet e bujshme.
I pyetur për mendimin e tij në lidhje me këto lëvizje, Braimllari ka theksuar se e gjithë kjo situatë e krijuar është një show i kryeministrit Rama. Sipas deputetit të LSI, kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur vëmendjen nga kryesuesi i këtij grupi kriminal që është vetë kryeministri i këtij vendi.
“Mesa u kuptua qartazi edhe nga mediat, bëhet fjalë për dosje që nga 2016 ku ka qenë i përfshirë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit me këto përgjime kriminale dhe vonesa e dosjes në kaq shumë kohë, ndërrimi herë pas here i prokurorit të çështjes, pra mos gaboj janë ndërruar pesë prokurorë për këtë çështje, tregohet edhe njëherë që bëhet për të prishur provat, për të mos shkruar te kryesori i kësaj çështje, te peshku i madh që e ka pasur me shumë merak në atë kohë edhe Ambasadori amerikan, por për të mbetur në nivel lokal me arrestime, në të cilat arrestohen njerëz, bëhet show publik dhe nesër dalin përsëri.
Ju e patë shumë mirë se si personi në fjalë që e demonstruam pardje në darkë, para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të nesërmen në mëngjes doli i lirshëm, sepse ndoshta nuk mund të kenë pasur as prova, pra nuk jam këtu për të gjykuar provat e kësaj çështje, por ka një skenar të organizuar nga Edi Rama, nga kryeministri i vendit për të bërë shoë politik, për të mbuluar skandalet e qeverisjes dhe për të mbuluar komplet lidhjet e tij të drejtpërdrejta me krimin e organizuar të kryetarëve të tij të bashkisë dhe të ministrave të tij.
Ky është show këtij kryeministri, sepse është e vetmja mënyrë për të shmangur vëmendjen nga kryesuesi i këtij grupi kriminal që është vetë kryeministri i këtij vendi”, ka thënë Braimllari.
KOHA JONË SONDAZH

