FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestimet në Gjykatën e Krujës, Meta: Kush abuzon me ligjin të ndëshkohet

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se kushdo që shkel ligjin duhet të ndëshkohet. Në një prononcim për mediat nga Vlora, Meta u pyet për arrestimet e djeshme në Gjykatën e Krujës dhe tha se të gjithë ata që abuzojnë me detyrën duhet të ndëshkohen.

Po ashtu u shpreh se në SPAK janë prej kohësh kallëzimet me prova dhe fakt për gjykatës e zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë.

“Për mua është me rëndësi që çdo njeri që shkel Kushtetutën, ligjin, që abuzon me detyrën, të ndëshkohet. S’ka nevojë për komente për drejtësi me regji. Në SPAK janë prej kohësh edhe kallëzimet me prova dhe fakte edhe për gjyqtarë të tjerë të nivelit edhe më të lartë”, u shpreh Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentet e Presidentit, vijnë një ditë pas arrestimit ë gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe disa zyrtarëve të tjerë. Hoxha dhe zyrtarët e tjerë akuzohen për korrupsion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?