Asnjë vendim nuk merret nga dje në gjykatën e lartë
Drejtësia në kolaps total. Nuk ka gjykatë kushtetuese. Ndërsa stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë ka kapur rekordin e 31 mijë e 410 dosje, që presin ende.
Duke nisur që nga kjo e enjte, Gjykata e Larte nuk është më funksionale sepse pas shkarkimit nga KPA, të gjyqtarit Edmond Ismalaj, kjo gjykatë nuk mund të formojë trupa për të shpallur vendime.
Gjykata ka ngelur me vetëm dy gjyqtarë, kryetarin Xhezair Zaganjori dhe Ardian Dvoranin, që është kreu i KED. Të dy ata që së bashku nuk mund të formojnë as një trupë gjyqësore.
Në këto kushte përveç stokut që vazhdon të avancojë në dëm të interesave të qytetarëve , njëkohësisht pritet që të përfitojnë edhe njerëz të botës së krimit, të cilët kërkohen ose do të kërkohen, për t’u ekstraduar, si edhe masat e sigurimit personal , që tashmë nuk mund të rekursohen dhe që u jep shpresë shkelësve të ligjit t’i mbyllin llogaritë njëherë e mirë, në Gjykatat e Apelit./tch/
KOHA JONË SONDAZH

