FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Astrit Patozi: Në çarkun e gjuetarit pa çifte

Nga Astrit Patozi

Ky debati i gjatë i raportit të Edi Ramës me shtypin ta shpif përtej faktit që gazetarët po i çon gati symbyllazi në çarkun, që u ka ngritur me kujdes gjuetari. Por atyre nuk mund t’u vesh shumë faj që reagojnë, qoftë edhe në mënyrë agresive apo të shpërpjestuar, se presupozohet të jenë të përfshirë emocionalisht prej ngacmimeve.
Ajo që bën përshtypje dhe e ke vështirë ta shpjegosh është fakti se, si ka mundësi që të tjerët nuk po e kuptojnë se gjuetarit i është lagur baruti i çiftes, ndaj edhe i duhen beteja më të vogla, se sa ato me armë zjarri. Të cilat nuk e ka fare problem edhe po t’i humbasë, ndonëse edhe kjo nuk është ngjarje e sigurt.
Sepse është e njohur botërisht që gjuetarët nuk mund të jenë asnjëherë gjah i lehtë. Dhe është po kaq e vërtetë se edhe ata që kanë lindur për të qenë pre’, nuk mund t’i kenë kurrë instiktet e gjuetarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?