Azili dhe 600 mijë refugjatë, Spahiu: Qeveria vazhdon të thyejë çdo rekord
Shifrat se shqiptarët janë të parët në kërkesat e azil dhe se Shqipëria mund të presë 600 mijë refugjatë, janë dy tema që do të përplasin opozitë-maxhorancë.
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, shkruan se hifrat që e rendisin Shqipërinë të parën e që më pas vjen Siri dhe Iraku, është tregues i gjëndjes së rënduar ekonomike, fakt që tregon papunësi në rritje, fakt që tregon varfëri në rritje.
”Se si dhe kush janë mundësitë që ne të presim një numër kaq të madh refugjatësh vetëm Ai e di, unë di që Qeveria Italiane do të ketë shumë punë me trafiqet dhe më mirë ti pranonte legalisht ata se sa ilegalisht nga Shqipëria”,-shkruan Spahiu.
KOHA JONË SONDAZH

