Balla diversion me Ramën për të sulmuar Berishën: E di që se do më Bashën, por…

Në një kohë kur sot në seancën plenare ishte parashikuar që të diskutohej mbi projektrezolutën “për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave efikas ligjor për parandalimin e këtij fenomeni”, foltorja është përdorur për akuza politike.

Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj ‘dhëmbë për dhëmbë’ ish-kryeministrit Sali Berishës në sallën e Kuvendit sa i takon deklaratave të këtij të fundit. Balla theksoi se pavarësisht faktit që Berisha duhet të fliste për dhunën ndaj grave, iu kushtoi rëndësi interesave të tij politike për karrige. Mes të tjerash Balla pohoi se inatin apo dashurinë që Berisha ka për Bashën duhet ta mbajë përbrenda.

“Kolege besoj se nuk kishit ndonjë surprizë nga parafolësi (Berisha). Edhe nga mënyra se si foli apologjia është gjëja më e mirë që mund t’i bëhet sjelljes së patolerueshme të një politikani. Ai është kampioni më i madh i gënjeshtrës që ka njohur kjo foltore. (Berisha) E kuptoj që Lulin se do më, por inatin dhe dashurinë për të mbaje brenda vetes. Erdhe të flisje ti këtu, se ai nuk e bënte dot (për shifrat). Do na qeshin që ka politikanë që s’dinë të bëjnë mbledhje. Ne duhet të angazhohemi që ato që themi këtu t’i mbajmë. Sot ishte ditë solemne për të qenë bashkë, dhe jo për të hequr hallin e radhës për Saliun apo Lulin”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama – Basha ne Bruksel

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha do të jenë të martën në Bruksel. Axhendat flasin për takime të ndara. Rama pritet të realizojë një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë europianë, duke nisur me presidentin e BE, presidentin e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, me presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, përfaqësuesen për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, etj.

Në fokus të takimeve pritet të jetë perspektiva europiane e Shqipërisë. Në përfundim të tyre, Rama do të udhëtojë drejt Polonisë, për një tjetër vizitë zyrtare.

Paralelisht në Bruksel ndodhet edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili merr pjesë në punimet e ministerialit të NATO-s.

Ndërkohë lideri demokrate, Lulzim Basha do të ndajë të njëjtin qytet, Brukselin, me kryeministrin Rama.
Burimet nga selia blu thane për “News24” dhe “BalkanWeb” se kryedemokrati do të marrë pjesë në samitin e PPE.

Nuk dihet nëse dy kundërshtarët politikë do të kenë ndonjë takim të beftë, larg syrit të medias. Kjo mbetet për t’u parë…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?