Balla: Do kërkojmë shkarkimin e Albana Vokshit
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe mazhoranca do të kërkojë shkarkimin e kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshi.
Balla ka thënë se ishin 2/3 e deputetëve të Komisionit që kërkuan prezencën e Veliajt dhe Kumbaros në Komision. Balla ka paraqitur dokumentin e procedurës së Komisionit para gazetarëve.
Sipas Ballës, është e papranueshme që një parti politike të dërgojë në Komision deputetë të pajisur me vezë në xhepa për të sulmuar punonjësit e Gardës.
”Sot konstatuam aktin e radhës së thyerjes së rregullores nga një person i propozuar nga PD-ja për të drejtuar Komisionin e Medias dhe Edukimit. Në mënyrë të përsëritur, Vokshi e ka kthyer këtë komision në një mjet personal. Dua të bëj publik dokumentin që 11 anëtarë të përhershëm kanë kërkuar praninë e Veliajt dhe Kumbaros. E falënderoj Veliajn që pranoi të merrte pjesë në Komision. Ka qenë kërkesë e 2/3 në Komision. Aktorët e SHQUP-it të pajisur me vezë. Klevis Balliu ishte armatosur me vezë në të gjithë xhepat e mundshëm të pantallonave. Salianji dhe Noka donin të dhunonin punonjësit e Gardës. I bëj thirrje PD-së dhe kryetarit Lulzim Basha të frenojë deputetët e tij nga këto akte të dhunshme. Po konsiderojmë nenet e rregullores për të kërkuar shkarkimin e Vokshit”,-tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

