Balla nga Brukseli: Lajme shumë të mira kemi sot!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla teksa ndodhet në Bruksel me Kryeministrin Edi Rama deklaron se ka lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, numri dy i PS Taulant Balla shprehu optimizëm për takimin që ai bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe delegacionin shqiptar do të mbajë sot me Presidentin e PE, David Sassoli dhe Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

📍Bruksel🇪🇺 – Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Lajme shumë të mira kemi sot🇪🇺🤝🇦🇱

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?