Balla: Shqipëria ka një të ardhme të projektuar në gjirin e kombeve të qytetëruara të Europës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh President i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe,
Taulant Balla mbajti një fjalë në Sesionin e dytë plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe (IPTP), i cili po zhvillohet në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Balla u deklaroi se bashkë-ekzistenca e të gjitha komuniteteve në paqe, tolerance dhe harmoni është modeli më i vyer për Shqipërinë.

Sipas Ballës, sesionin e Dytë të Parlamentit Ndërkombëtar të Paqes dhe Tolerancës, zhvillohet në Ditën Botërore të Tolerancës .

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria ka nderin të ketë kryesimin e këtij Parlamenti Global, qëllimi i të cilit është të bëjë bashkë përfaqësuesit e popujve dhe besimeve të ndryshme në përpjekjen e përbashkët për më shumë tolerancë dhe paqe në botë.
Me shumë përulësi,
unë dua që t’i shpreh të gjithë mirënjohjen krerëve të komuniteteve fetare shqiptare që janë këtu të pranishëm,
sepse në fund të ditës, ne politikanët shqiptarë krenohemi me bashkëjetesën fetare, por janë këta njerëz që i japin kësaj bashkëjetese frymën e përditshme.
Shqipëria ka një të ardhme të projektuar qysh prej të parëve tanë në gjirin e kombeve të qytetëruara të Europës dhe që sot është edhe në një moment kyç në rrugëtimin drejt Europës, të gjithë ne ndodhemi përpara një sfide të re, pavarësisht dallimeve tona dhe pavarësisht ndarjeve natyrale mes besimtarëve të feve të ndryshme.
Shembulli i devotshmërisë ndaj vëllazërisë ndërfetare dhe i bashkekzistencës mes të gjitha komuniteteve në paqe, tolerancë dhe në harmoni është modeli më i mirë i vyer që ne, jo vetëm duhet të mbrojmë për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve tanë, por dhe mund të eksportojmë në një Europë të Bashkuar që duhet të prevalojë mbi diferencat fetare”, deklaroi Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjala e plotë e Presidentit të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe, Taulant Balla:
38 vite më parë, më 17 tetor 1979, humanistja e madhe shqiptare, Nënë Tereza, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen.
Shqiptarja Gonxhe Bojaxhi, u ngjit në tribunën ku janë ngjitur njerëzit më të shquar të botës nga të gjitha fushat,
veshur me sarin e grave të varfra indiane dhe e pranoi çmimin vetëm,
sepse një pranim i tillë do t’u vlente të varfërve të cilëve ajo u dedikoi jetën e vet.
Siç kujtonte vetë Nënë Tereza: “Ishim mbledhur në një sallë për dorëzimin e Çmimit e, sapo m’u dha mundësia të flas, thashë:
Me që jemi mbledhur të gjithë për të falenderuar Zotin për Çmimin Nobel për Paqen, mendoj se do të ishte vërtetë e bukur të luteshim për paqen.

E të gjithë së bashku nisëm lutjen e Shën Françeskut “Zot, më bëj lajmëtar të paqes tënde”, teksti i së cilës u ishte shpërndarë të pranishmëve. Ishte diçka vërtetë tronditëse.
Prekëse.

E mrekullueshme: luteshin të gjithë, ndonëse siç dihet, numri i katolikëve në Norvegji është shumë i vogël”, mbyllte kujtimin e saj shëntorja jonë.

Të nderuar zotërinj kryetarë të parlamenteve të Shqipërisë, Maltës, Parlamentit Pan-African, Lidhjes Arabe,
I nderuar Zoti President i Këshillit Global për Paqen dhe Tolerancën,
Të nderuar senatorë dhe deputetë nga katër kontinente, anëtar të parlamentit ndërkombëtar,

Zonja dhe zotërinj

Ambasadorë,

Të nderuar pjesëmarrës,

Më lejoni t’ju uroj mirëseardhjen në atdheun e Nënë Terezës në sesionin e Dytë të Parlamentit Ndërkombëtar të Paqes dhe Tolerancës, i cili zhvillohet me 16 nëntor, Ditën Botërore të Tolerancës .
Shqipëria ka nderin të ketë kryesimin e këtij Parlamenti Global, qëllimi i të cilit është të bëjë bashkë përfaqësuesit e popujve dhe besimeve të ndryshme në përpjekjen e përbashkët për më shumë tolerancë dhe paqe në botë.
Me shumë përulësi,
unë dua që t’i shpreh të gjithë mirënjohjen krerëve të komuniteteve fetare shqiptare që janë këtu të pranishëm,
sepse në fund të ditës, ne politikanët shqiptarë krenohemi me bashkëjetesën fetare, por janë këta njerëz që i japin kësaj bashkëjetese frymën e përditshme.
Shqipëria ka një të ardhme të projektuar qysh prej të parëve tanë në gjirin e kombeve të qytetëruara të Europës dhe që sot është edhe në një moment kyç në rrugëtimin drejt Europës, të gjithë ne ndodhemi përpara një sfide të re, pavarësisht dallimeve tona dhe pavarësisht ndarjeve natyrale mes besimtarëve të feve të ndryshme.
Shembulli i devotshmërisë ndaj vëllazërisë ndërfetare dhe i bashkekzistencës mes të gjitha komuniteteve në paqe, tolerancë dhe në harmoni është modeli më i mirë i vyer që ne, jo vetëm duhet të mbrojmë për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve tanë, por dhe mund të eksportojmë në një Europë të Bashkuar që duhet të prevalojë mbi diferencat fetare.
Zonja dhe zotërinj,
Shqipëria është një vend i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit, një rajon historikisht të trazuar, e ku Shqipëria eksporton paqe, tolerancë dhe stabilitet.

Ne besojmë se rruga jonë europiane dhe e rajonit kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor,
si një proces dinamik, ku dialogu i vazhdueshëm, pa tabu dhe pa komplekse, rimëkëmb besimin tek vetja dhe tek fqinjët.
Këtë qasje parimore, realiste dhe pa tabu do të vijojmë të kemi përkundrejt çdo mosmarrëveshje që kemi me fqinjët tanë, të mbartura nga e kaluara.
Sot këtu kemi edhe përfaqësues nga vende që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Ju lutem pranoni kërkesën tonë sepse njohjet e mëtejshme të Kosovës janë kontribut për paqe dhe stabilitet.
Zonja dhe zotërinj,
Objektivat për Paqe dhe Tolerancë në kohën që jetojmë përfshijnë përvec kuptimit të tyre primar, më shumë respekt për të drejtat e njeriut, forcim të legjislacionit kundër cdo forme të diskriminimit, rracizmit, sektarizmit dhe dhunës.
Ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë për t’i dhënë më shumë mbështetje grave dhe të rinjve për të qenë aktivë dhe efektivë në shoqëritë tona, si një nga mënyrat më të mira për të kontribuar në përballjen me sfidat ekonomike, sociale dhe kulturale.
Axhenda 2030 dhe 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të lidhura me të, të cilat u miratuan në Samitin e Kombeve të Bashkuara i zhvilluar në Neë York në 25 shtator 2015 nga 193 shtete anëtare të OKB-së,
përfshirë edhe Shqipërinë, synojnë zhdukjen e varfërisë ekstreme, duke luftuar pabarazinë, fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, mbrojtjen e burimeve natyrore, përmirësimin e qeverisjes, inkurajimin e një rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike, dhe përqëndrimin e përpjekjeve kolektive për të siguruar që ata që kanë më së shumti nevojë të mund të kenë një shans të barabartë në jetë.
Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nuk janë tërësisht të reja. Jetët e milionave njerëzve janë përmirësuar falë punës së përbashkët për të arritur Objektivat e Zhvillimit te Mijëvjeçarit të vendosura për periudhën 2000-2015.
Arritjet e OZHM-ve janë të fuqishme dhe inkurajuese, përfshirë dhe Shqiperine.
Ka pasur progres domethënës në pakësimin e varfërisë, kontrollin e sëmundjeve dhe aksesin në rritje në shkollim dhe infrastrukturë ne plotësim të Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjecarit.

Por çfarë sjell Axhenda 2030 si risi: Është një pikënisje e cila inkurajon të gjitha vendet në botë, qoftë të zhvilluara ose jo, të punojnë për të përmbushur 17 Objektiva globale, për të nxitur prosperitet dhe mirëqenie për të gjithë dhe pa snjë dallim në 15 vitet në vijim.
Motoja e kësaj axhende është “ mos lër askend pas” (leave no one behind) dhe kjo moto tingëllon aq realiste në kontekstin e seicilit prej vendeve tona, edhe këtu në Shqipëri, në vazhdën e përpjekjeve dhe reformave të vendit për ta përmbushur atë.
Sot do të miratojmë Deklaratën e Tiranës.
Punë të mbarë punimeve të Parlamentit Ndërkombëtar për Paqe dhe Tolerancë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?