FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla si Rama: Kërkojini falje Tahirit. Kthimin në PS e vendos vet ai

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin ‘Java’ në TVSH, ku ndër të tjera komentoi edhe rikthimin e mundshëm të Saimir Tahirit në Partinë Socialiste.

Duke mbështetur qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, të enjten në ‘Real Story’, Balla theksoi se i takon vetë ish-ministrit të Brendshëm të rikthehet në parti.

“Unë e thashë dhe në fillim dhe sot kanë kaluar më shumë se 13 muaj kur prokuroria ngriti akuzat ndaj Tahirit. Të gjithë e dimë që akuzat për të u ngritën në bazë të hetimeve në Itali dhe ai atje doli i pastër. Partia Demokratike duhet t’ i kërkojë falje për baltën ndaj tij, ndërkohë kthimi në Partinë Socialiste është vendimarrje e vetë zotit Tahiri”,pohoi Taulant Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?