Balla: Xhafën nuk e mbajmë me zor në detyrë. Ka dhënë dorëhqjen
Pas vendimit të presidentit Ilir Meta për mos dekretimin e emërimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm ka reaguar dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.
I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report TV, i pyetur për këtë qëndim të Metës, Balla u shpreh se s’ka sens si dhe i kërkon presidentit që bashkë me dekretin të paraqesë në Kuvend një letër ku të ketë shpjeguar arsyet e refuzimit.
“Shpresoj që Meta të gjejë kapjen e boshllëkut që ka krijuar duke sjellë në Kuvend dekretin dhe nëse do, le ta shoqërojë me një mesazh siç thotë neni 92 ku kërkon mosbotimin e këtij dekreti për 1, 2, 3… arsye. Por kjo gjë nuk ka sens. Nuk ka as kuptim kushtetues as bazë kushtetuese”, u shpreh Balla.
I pyetur më tej nëse Fatmir Xhafaj do të qëndroj në detyë, Balla u shpreh, “Ku keni parë ju që dikush të mbahet në detyrë me zor kur jep dorëheqjen se këtu i bie të tallemi me ata që na kane votuar. Jemi në këtë situatë pasi zoti Xhafaj ka paraqitur dorëheqjen. Kjo dorëheqje është pranuar”, u shpreh më tej kryetari i grupit parlamentar të PS-së.
KOHA JONË SONDAZH

