Balla flet në emër të PS: Zgjedhjet më 30 qershor dhe se luan topi
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi edhe njëherë vendosmërinë e mazhorancës për të mbajtur zgjedhjet vendore me 30 qershor.
Balla tha se çdo tentativë e opozitës për të penguar rrugën europiane të Shqipërisë do të dështojë, teksa shtoi se në 29 maj shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga Komisioni Europian për rekomandimin hapjes së negociatave me BE.
Duke komentuar protestat e opozitës, ai akuzoi si urdhërues të akteve të dhunës gjatë të shtunës së 11 majit ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.
”Zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor dhe nuk e luan as topi. Ky është një fakt i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm me askënd. Kushtetuta e Shqipërisë është dokument që nuk është llastik që mund ta tërheqësh ose jo. Kushtetuta është aty për tu respektuar dhe PS është në këtë sallë për ta respektuar. Nuk është PS si ato partitë që ju sollën ju këtu dhe tradhëtuan mandatin e shqiptarëve. Aq e sigurt është detyrimi që kemi ne për të zhvilluar zgjedhje në 30 qershor sikurse dielli lind në lindje dhe perëndon në perëndim. Ne nuk do ti japim kurrë mundësinë Lulzim Bashës dhe bandës së tij të huliganëve të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën e Shqipërisë. Beteja jonë është për demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë një agim i ri për gjithë Shqipërinë, për fat të mirë të shpëtojë edhe PD nga pengmarrja e Lulzim Bashës. Sa për pengmarrjen e LSI, nuk quhet pengmarrje se është trashëgimi brenda familjes. Arsyeja pse opozita ka zgjedhur këtë rrugë lidhet me frikën për reformën në drejtësi”.
KOHA JONË SONDAZH

