Balliu: 8 muaj protestë në Unazën e Re, asnjë hap pas kundër kësaj qeverie

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka marrë pjesë sot në protestën e banorëve të Unazës së Re, banesat e të cilave prishen nga projekti korruptiv i qeverisë.

Në një postim në Facebook, Balliu shprehet se banorë e kësaj zone ishin të parët që u ngritë në protestë duke denoncuar qeverinë që nuk përfaqëson interesin publik.

“sot me heronjtë e unazës së re. Edhe pas 8 muajve, qëndresa e heronjëve të Unazës së Re vazhdon çdo ditë. Sot Unaza, si gjithë Shqipëria ka kuptuar që me një qeveri të votuar nga paratë e drogës dhe jo nga vota e qytetarëve, nuk mundet dhe nuk përfaqëson interesin publik. Ndaj sot i ftoj të gjithë qytetarët të jenë në datën 8 korrik në orën 20:00 në protestën madhështore. Asnjë hap pas. Vetëm përpara drejt fitores tonë absolute”,- shkruan Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?