Balliu: Nga sot të gjithë kanë të drejtë të rrëzojnë më çdo çmim bandën në pushtet

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar ashpër ndaj votimit të sot të Partisë Socialiste në Kuvend. Duke ju referuar rrëzimit të dekretit të kreut të shtetit për Tetarin Kombëtar, Balliu shprehet se sot 75 mandatet e PS vendosën kundër pronës publike dhe kundër Kushtetutës së vendit.

Deputeti demokrat shton se tashmë nuk kemi më Kuvend, por 75 mandate që janë vënë në shërbim të krimit. “Nga sot 75 kartonët jeshil janë vënë në shërbim të krimit dhe kundër interesave të qytetarëve.  SOT të gjithë kanë të drejtë të rrëzojnë me çdo çmim këtë BANDË në pushtet”,- shprehet Klevis Balliu.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

Swiss Digital Desktop Reklama

KRIMI VOTON NË KUVEND

Swiss Digital Mobile Reklama

Parlamenti merr fund, kthehet në noter të krimit dhe grabitqarëve.  Sot 75 burra e gra vendosën të shkelin Kushtetutën pa ju dridhur qerpiku. Ditën për diell të gjithë pamë në Kuvendin e shqiptarëve një votë kundër qytetarëve, kundër biznesit, kundër Kushtetutës, kundër pronës publike.

Ndërkohë që është votë PRO monopolit, pro babëzisë së pushtetit, pro krimit, pro mafies, pro vjedhjes, pro grabitjes. Sot ky Kuvend është ilegjitim.

Sot ky institucion u kthye në noter të krimit dhe grabitësve.  Nga sot 75 kartonët jeshil janë vënë në shërbim të krimit dhe kundër interesave të qytetarëve.  SOT të gjithë kanë të drejtë të rrëzojnë me çdo çmim këtë BANDË në pushtet.

https://www.facebook.com/1789186294744514/posts/2093245874338553/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?