Balluku takon Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë: Diskutuam për projekte të reja të përbashkëta

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë qëndrimit në Poloni në kuadër të Ministerialit të Bashkëpunimit Transatlantik të Energjisë dhe Klimës, zhvilloi një takim me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku bën të ditur se diskutoi me Sekretaren Granholm mbi progresin e Shqipërisë në drejtim të reformimit qoftë në sektorin energjetik, ashtu dhe në drejtësi apo për përmirësimin e klimës së biznesit.

Rikonfirmuam angazhimin e ndërsjelltë për bashkëpunim të ngushtë dhe të koordinuar, shkraun Balluku referuar takimit me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, si dhe shqyrtuam mundësitë për projekte të reja të përbashkëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E nderuar të zhvilloja një takim të gjatë dhe konstruktiv me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm, ku diskutuam gjerësisht mbi progresin e Shqipërisë në drejtim të reformimit qoftë në sektorin energjetik, ashtu dhe në drejtësi apo për përmirësimin e klimës së biznesit.
Rikonfirmuam angazhimin e ndërsjelltë për bashkëpunim të ngushtë dhe të koordinuar, si dhe shqyrtuam mundësitë për projekte të reja të përbashkëta dhe në sektorë energjetik avantgardë”, nënvizoi Minstrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministeriali i Bashkëpunimit Transatlantik të Energjisë dhe Klimës (P-TECC) i zhvilluar në Poloni u organizua nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë. Nisma P-TECC u krijua si një mundësi për rritjen e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore për sigurinë e energjisë dhe kalimin në ekonomi të pastra, neutrale ndaj karbonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?