FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bamir Topi: Rama arrogant në marrëdhënie me të tjerët, nuk respekton instutucionet

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar në “Open” vendimin e Metës për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.

Topi theksoi se mosdekretimi i Lleshit ka lidhje me marrëdhënien Rama-Meta,  teksa shtoi se Rama me arrogancën e tij po dominon institucionet.

“Sot më rezulton që aletatët e PS kohë pas kohe janë larguar. E para LSI pastaj partia demokristiane, pastaj PBDNJ  e me radhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Praktisht në një marrëdhënie të tillë duket që ka një arrogancë të dukshme në marrëdhëniet e Ramës me të tjerët. Çdo interpretim tjetër do ishte hipokrizi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë po shkojnë në një krah. Politika para se të jetë shah është arti i nivelit më të lartë intelektual.

Sot kemi një Shqipëri të dominuar nga arroganca e një njeriu.  Kjo nuk jep shpresë të respektosh institucionet, individin.

Besoj që në këtë marrëdhënie , përgjegjësia i bie Ramës”, tha Topi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?