Banorët e ”Unazës së Re” tentojnë të hyjnë me forcë në Bashkinë e Tiranës

Banorët e ”Unazës së Re” janë organizuar sot në ditën e tyre të dhjetë të protestës, ku sërish janë përpara bashkisë së Tiranës. Ata kanë tentuar të hapin me forcë portën kryesore të Bashkisë së Tiranës, pasi prej ditës së djeshme kërkojnë të takohen me Erion Veliajn për tu dhënë shpjegime lidhur me projektin që parashikon shembjen e rreth 300 banesave dhe bizneseve nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi ”Shqiponja”. Banorët janë larguar në moment nga forcat e policisë, të cilët janë vendosur në një kordon mbrojtës te porta hyrëse e institucionit.

Protestës së tyre i janë bashkuar sot edhe deputetët e të dy grupeve parlamentare të opozitës, të PD-së dhe të LSI-së. Protesta ka nisur në orën 10:00 dhe do të vazhdojë derisa banorët të marrin kompensimin 100% për banesat e tyre dhe bizneset që do t’u prishen.

Dje, banorët pas tetë ditëve protestë tek aksi rrugor që do të zgjerohet nga Pallati me Shigjeta deri tek sheshi Shqiponja, u mblodhën përpara bashkisë së Tiranës dhe kërkuan, pa u konfrontuar me Policinë, takim me kryebashkiakun. Për afro dy orë, ata qendruan duke lëshuar thirrje dhe tundur pankarta me thirrjet : Kryeministër ku je? Lali Eri ku je fshehur? Fuqia e njerëzve është më e fortë se njerëzit në pushtet, Duam pronat tona, shtëpitë tona janë bërë me gjak etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?