Bardhi, Ramës: Do kesh fundin e gangsterëve
“Kush sulmon gazetën Bild, që i zbulon telefonaten për vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit te Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris!”. Kështu shprehet në një reagim të tijin sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe eksponentëve të tjerë të PS-së lidhur me artikullin e bujshëm të gazetës gjermane “Bild”.
Përmes një postimi në Facebook, Bardhi deklaron se, kush sulmon “Bild” do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris, duke patur parasysh pikërisht kreun e qeverisë, Edi Rama.
“Kush sulmon gazetën Bild, që i zbulon telefonatën për vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit të Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me te cilët qeveris! Kush ka zgjedhur të vjedhë e të blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar të ikë!”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

