Basha: Asnjë hap pas për largimin e Ramës! Të hënën protestë
Opozita ngul këmbë se ishte vetëm 15 % pjesëmarrja në votimet moniste të 30 qershorit, pavarësisht shifrave të bëra publke nga Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Duke theksuar se 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën, kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në facebook u bën thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës së 8 korrikut, në orën 20:00, për të kërkuar largimin e Edi Ramës.
Statusi i plotë
Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën! Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk.
KOHA JONË SONDAZH

