FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha, dy orë kokë më kokë me Hahn

Komisionari për Zgjerim Johannes Hahn ka kryer një takim kokë më kokë me kreun e PD, Lulzim Basha. Takimi është kryer në zyrën e këtij të fundit rreth orës 21:00 të ditës së djeshme dhe mësohet se në takim ka qenë edhe ambasadorja Evropiane Romana Vlahutin, e cila nuk ka qëndruar shumë gjatë me Bashën dhe Hahn, ndërsa këta të fundit e kanë vijuar takimin për dy orë me dyer të mbyllura.

Ende nuk dihet se për çfarë është diskutuar mes kreut të opozitës dhe Komisionerit Hahn, pritet që detajet të mësohen nga konferencat e ditës së sotme.

Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar me eurokomisionerin për Zgjerimin Johannes Hahn. Temë e bisedës së Hahn-Kryemadhi janë zhvillimet e fundit dhe për të ardhmen e vendit, në raport me BE. Në këtë takim ishte i pranishëm dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?