FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha i kthehet Ramës për oligarkët: Më 25 prill ti humb, shqiptarët duan ndryshim!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të bëra paraditen e sotme nga Korça për oligarkët, ku tha mes të tjerash se me uljen e taksës së sheshtë në 9% ata përfitojnë mbi 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Basha deklaron se shqiptarët duan ndryshimin dhe më 25 prill Shqipëria fiton, kurse Edi Rama humb.

Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb”, shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?