FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha i mëshon prapë se Xhafaj u largua prej dosjes së vëllait

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim gjatë ditës së sotme me banorët e zonës së Manzës në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka treguar edhe arsyet se pse është larguar nga detyra e ministrit të Brendshëm.

“Xhafaj kishte frikë se si të shpëtonte vëllain e dënuar për drogë. Ai u largua i shkatërruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një arsye pse u largua. Xhafaj u largua nga frika e përballjes me përgjegjësin e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe njerëzit e tjerë që janë të përfshirë në manipulimin e dosjes së ministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dosja e tij u bë publike falë qëndresës së opozitës”-, tha Basha. Po ashtu Basha tha se Xhafaj nuk pati guximin të arrestonte kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Nëse do të largohej ministri Fatmir Xhafaj do të kishte ikur që në fillim. Largimi i ministrit ka ardhur pas arrestimeve të fundit dhe jo kryesisht nga dosja e të vëllait.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?