FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha i përgjigjet Ramës: Po bëhesh përditë e më karagjoz, shko në shkollë pas 25 prillit dhe mëso

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj kreut të PS, Edi Rama lidhur me krahasimin e qeverisjes së Ramës me atë të Berishës.

Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” Basha shprehet se kryeministri Rama ka nevojë t’i rikthehet shkollës, pasi shton se është ai që e ka lënë Shqipërinë në baltë.

“Rama po bëhet përditë e më karagjoz me sulmet ndaj qeverisjes së dikurshme të Partisë Demokratike. Mjafton të krahasoni rritjen prej 200% të pagave të mësuesve nën qeverisjen tonë me rritjen vetëm 15% të Rilindjes. Rama ke nevojë t’i rikthehesh shkollës. Po do të kesh kohë pas 25 prillit, kur të jesh sërish i papunë. Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë dhe ne do ta kthejmë në rrugën e zhvillimit”, shkruhet në videon e publikuar nga Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?