Basha i përgjigjet Ramës: S’ka asgjë spektakolare te përmbytjet. Qeveria po shet sukses fatkeqësinë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sot pas postimit të mëngjesit të sotëm, që kryeministri Rama bëri me një foto nga lumi i Semanit, duke e quajtur pamje spektakolare dhe njoftoi se emergjenca e përmbytjeve tashme ka kaluar. Pas falenderimeve që kryeministri i bëri Bashës, lidhur me qëndrimin e mbajtur për situatën kritike që kaloi vendi për shkak të përmbytjeve, Basha, teksa i kujton se nuk ka asgjë spektakolare nga realiteti në vend, porosit kryeministrin:

“Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita! Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte”, shkruan Basha ne facebook.

Postimi i Bashës në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka asgjë spektakolare në Darzezë, në Ferras e në shumë fshatra të tjera të Fierit ku balta ka mbuluar dhjetëra shtëpi e ka shkaktuar dëme të rënda materiale. Dhe në Dërmenas po ashtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asgjë spektakolare nuk ka në Novoselë e në zona të tjera të Vlorës ku, si pasojë e përmbytjeve, ka mungesa bazike, nga ushqimet tek dritat dhe uji.

Asgjë spektakolare nuk ka në Fushë-Krujë, në Bilaj, në fshatin Hasan dhe lagje të tjera, ku uji dhe balta kanë përmbytur e marrë me vete shumë pasuri dhe kursime të qytetarëve.

Po, ka dy gjëra spektakolare!

Spektakolare është përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në media e në ekrane si sukses qeveritar!

Spektakolare është braktisja e qytetarëve nga qeveria dhe lënia nën mëshirë të fatit pas asnjë ndihmë!

Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita!

Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?