Basha i rrëzon Buxhetin Ramës: Je jashtë realiteti, s’ke asgjë për fëmijët e Bulqizës
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka marrë fjalën menjëherë pas Kryeministrit Edi Rama sot, në seancën parlamentare ku prezantohet dhe votohet Buxheti i Shtetit i vitit 2018.
Basha e nisi fjalën duke i kujtuar Kryeministrit kohën kur çdo fjalim dikur ai e niste duke cituar Papën, kur nuk ishte tjetër veçse një manipulator.
“Pak ditë më parë ky njeri u shfaq në Bulqizë atje ku fëmijët ajnë kthyer në skllevër të kromit për bukën e gojës.”Sajesë kazanësh mediatikë të Italisë” i quajti. a ka gjë më dramatike kur një gazetare e një vendi të huaj i kujton të mbrojë fëmijët e vendit të tij?!
Atë ditë një gazetar shkroi i revoltuar se “Rama e kishte sjellë karrigen nga Tirana”, sepse Bulqiza ishte skena. Të gjitha ishin punuar me kujdes nga skenaristë të mashtrimit qeveritar. Vërtet ishte në Bulqizë, por atje nuk pa fëmijët e kthyer në skllevër e të zbuluar nga gazetarët italianë. Realiteti i tij është i shkëputur. Nuk ka shprehje më të qartë nga kjo shkëputje totale nga realiteti sesa nga projektbuxheti i 2018. Në këtë buxhet nuk ka asgjë për fëmijët e Bulqizës, nuk ka për infrastrukturën, për të nesërmen, por ndërtuar vetëm për një qëllim: sigurinë dhe pasurimin e klientëve të Edi Ramës.
Tre gjëra ka buxheti për krimin dhe klientët: njera: lëshimi me detyrim i faturës tatimore, që do të rrisë koston për bizneset e vogla dhe do t’i çojë shumë drejt mbylljes.
Masa e dytë, heqja e taksave për “Sata Quarantat”, që të mos kenë detyrime dhe të shtojnë pasuritë e pista. Një familje në Valbonë, 20% taksë; kurse hoteli i Klement Balilit, nuk do të paguajë asgjë.
Masa e tretë, projekti “1 miliard euro”, Partneri Publik Privat, PPP që nuk i thonë kot: Pastrimi i Parave të Pista. Mekanizmi që ai krijoi për të blerë pushtetin me para”– tha Basha.
Bulqiza
Në fjalën e tij kundër buxhetit të vitit të ardhshëm të propozuar nga qeveria me gjendjen e mjerueshme të fëmijëve të Bulqizës që mbledhin krom për të mbijetuar, Basha si pikë të parë përmendi futjen në skenën e TVSH-së, 100 mijë biznese me qëllim për ta dhënë menaxhimin me koncesion që sipas kreut demokrat, do t’i jepet Olsi Ramës dhe klientëve të tij.
“Pak ditë më parë na u shfaq në një familje të varfër të Bulqizës me arrogancën e në një njeriu që e mendon veten si e vetmja e vërtetë, gënjeu para gjithë botës duke i fshehur dhe fshirë vuajtjet e fëmijëve të Bulqizës që mjerimi i ka kthyer në skllevër të kromit për të siguruar bukën. Sajesë të kazanesh mediatik të Italisë e quajti këtë të vërtetë të dhimbshme të fëmijëve të Bulqizës.
A ka dramë më të madhe se si një gazetare e huaj i përgjërohet kryeministrit bëj diçka për fëmijët e vendit të tij dhe ky i fundit i përvishet dhe e quan kazan. Këtë e bën vetëm ai soji i pashpirt dhe që siç thotë Papa është izoluar në botën e tij, mendjen e tij të errët që e quan botën e të gjithëve. Atë ditë një qytetar i Bulqizës tha se Edi Rama shkoi në Bulqizë por karriget i kishte marrë nga Tirana. Duke e trajtuar realitetin e mjerueshëm shqiptar si teatër merr me vete kamerat, karriget, figurantët, të gjithë të kuruar me kujdes nga regjisorët e regjisë qendrore të mashtrimit qeveritar. Vërtetë shkoi në Bulqizë, por nuk pa fëmijët që punonin si skllevër që u panë në të gjithë botën nga emisioni italian.
Nuk ka shprehje më të qartë të kësaj shkëputje totale nga realiteti i mjeruar i vendit se sa pr/buxheti i vitit 2018. Nuk ka asnjë politikë kundër varfërisë, për zhvillimin ekonomik, nuk ka asgjë për shqiptarët e ndershëm. Është një buxhet i ndërtuar me një qëllim; sigurinë dhe pasurinë e krimit dhe klientët e Edi Ramës. Tre propozime kryesore ka buxheti, të treja në shërbim të krimit.
I pari është detyrimi ndaj biznesit të vogël për të lëshuar faturë për çdo produkt. Është një politikë që do të dëmtojë mirëqenien e njerëzve. Është kundërshtuar nga FMN, Banka Botërore dhe ekspertët.
Çfarë mund ta shtyjë një kryeministër që të ndërmarrë një politikë që dëmton këdo? Interesat e familjes dhe klientëve. Olsi Rama ka dy vjet që me klientë përpiqet të marrë me koncesion kontrollin e pagesës së TVSH-së. Për pak e bëri këtë koncesion, bëri edhe rokadën por FMN-ja u bë pengesë e pakalueshme.
Tani gjeti dredhinë e duhur duke futur në TVSH gati 100 mijë biznese, kryeministri do të justifikohet që shteti nuk ka mundësi të mbikëqyr kaq shumë biznese, prandaj mbikëqyrja e TVSH-së duhet të jepet me koncesion për pasurimin e tij, Edi Rama po dënon me qindra e mijëra familje shqiptare. Mjerimi u takon të papunëve në Bulqizë, ndërsa për vëllain e kryeministrit përgatiten koncesione nga kullat e larta tek stadiumi në mes të Tiranës tek koncesioni i TVSH-së“- u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1691872094197298/
KOHA JONË SONDAZH

