FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha ironi për projektin e portit të Durrësit: “Më jepni timonin se do të vijë sheiku”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar projektin 2 miliard euro për portin e Durrësit. Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të Shoqërisë Civile, në Forumin për Integrimin, Basha u pyet ndër të thera për këtë projekt të Emirateve të Bashkuara ndërsa nuk kurseu ironinë.

Basha solli në vëmendje projektin për rrugën Tiranë-Elbasan, që tha se gjithashtu është investuar nga Adu Dhabi, por kishte transparencë.

“Më jepni timonin se do vijë sheiku. Nuk meriton asnjë koment nata e 1001 që po na ofrohet në prag të zgjedhjeve. Unë do jem krenar për të bashkëpunuar me këdo. Nga Abu Dhabi u investua edhe projekti për Elbasanin. Nuk u ula te Nusreti unë që të bëja pazare me Abdullain, djalin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara. Gjithçka ishte transparente. Dhe prandaj u bë për dy vite tuneli i Elbasanit dhe pastaj u deshëm shtatë vite për ta përfunduar. Kjo është diferenca. Nuk ka vend për komente, njerëzit që ishte duke u përmbytur Shqipëria, po përmbyteshin me kripën e Nusretin. Kur të jetë para projekti, do jemi në gjendje të gjykojmë”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?