FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Keqardhje dhe revoltë për helmimin e nxënësve në Bulqizë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur keqardhjen për gjendjen e krijuar në Bulqizë, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit 60 nxënës kanë mbetur të asfiksuar, si dhe ka ofruar mbështetjen e PD për rastin në fjalë.

Kreu i PD shprehet se investimet në shkolla nuk mund të bëhen pjesë e babëzisë qeveritare qendrore apo lokale.

Postimi i plotë i Bashës në Facebook:
“Po ndjek nga afer gjendjen e nxenesve te gjimnazit te Shupenzes, te asfiksuar ne oren e mesimit nga gazi karbonik. Duke ju uruar sherim sa me te shpejte te rinjve qe po marrin mjekim ne Bulqize dhe Peshkopi si dhe per nxenesen e sjelle ne Tirane ne gjendje me kritike se te tjeret, shpreh keqardhjen dhe revolten per ​pasigurine e ambjenteve qe vene ne rrezik shendetin e nxenesve ne shkolla. Investimet ne shkolla nuk mund te behen pjese e babezise qeveritare qendrore apo lokale. Deputeti i Partise Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ndodhet ne Diber per te qene prane nxeneseve dhe familjareve te tyre dhe per te marre informacion te detajuar mbi pergjegjesit e asfiksimit te 60 nxenesve te Shupenzes”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?