FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Kur të jemi në pushtet do të anulojmë ligjin për arsimin e lartë

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka marrë pjesë sot në një takim me studentë në Forumin “Studentët për qeverisjen e mirë”. Gjatë bisedës me ata ai tha se kur PD të vijë në pushtet do të ketë rritje të buxhetit për arsimin dhe të gjithë të rinjtë dhe të rejat të kenë mundësi për t’u arsimuar pavarësisht shkallës ekonomike. Ndër të tjera Basha tha se do të anulojë ligjin për arsimin e lartë që miratoi qeveria ‘Rama’

“Çelësi janë universitetet, ato që përgatisin të rinjtë si shkencërisht ashtu edhe profesionalisht. Ndaj jo vetëm që do të anulojmë ligjin për arsimin e lartë, jo vetëm që do ta dyfishojmë financimin për arsimin e lartë, pro sikur teorikisht të gjendesha para një zgjidhje se çfarë do të vendosja nga fushat kryesore të bashkëjetesës dhe shoqërisë për të financuar për vetëm 1 mundësi, gjithmonë do të vendosja arsimin e lartë. Sepse po zgjodhje arsimin e lartë atëhere ai do të zgjidhë të tjerat. Do të arsimoj të rinjtë, do ti pajis me dije, do ti pajis me model analitik, me aftësi dhe me përkushtim që të rindërtojnë edhe të tjera, ekonominë, shëndetësinë e gjithë të tjerat”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?