Basha në Devoll: Rama u ka ofruar vetëm dy rrugë të rinjve, ose të ikin ose të merren me drogë

Kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë turit të tij në juglindje të vendit është ndalur dhe në Devoll, ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë e kësaj zone.

Në fjalën e tij Basha tha se kjo qeveri, është kundër qytetarëve të varfër dhe mbështet vetëm oligarkët.

Sipas tij e vetmja zgjidhje që Rama ju ka dhënë të rinjve është ose të merren me drogë ose të ikin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edi Rama u ka lënë vetëm një rrugë të rinjve shqiptarë, ose të merren me drogë ose të ikin, prandaj të rinjtë po largohen. Nëse do të vazhdohet kjo atëherë Shqipëria s’do të plaket dhe këtu nuk do të ngelë më askush përveç oligarkëve të Ramës”, u shpreh Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e tij, kreu i PD-së theksoi se shifrat e largimit të të rinjve janë të frikshme. Ai u ndal edhe tek të rinjtë të cilët kanë mbaruar fakultetet dhe rendin sipas tij rrugëve, pasi nuk ka garë të ndershme për një vend pune, por vendin e të talentuarit e ka zënë mashtruesi dhe hileqari.

“Në këtë trevë shumë fisnike dhe punëtore, kultura e punës këtu është një vlerë, e cila duhet të rrezatohet në të gjithë vendin. Në Devoll si kudo në Shqipëri, problemi numër 1 është braktisja e vendit. I Keni parë shifrat, janë të frikshme. Më shumë se gjysma e të larguarve janë të rinjtë dhe të rejat. Këtu ka një paradoks të madh, sepse vendi për të cilët ka më shumë nevojë, ata nga ky vend po largohen.  Ajo që na ndan nga ato që na sundojnë nuk është thjesht ideologjia. Shikoni se çfarë modeli jep për të rinjtë. Të rinjtë që kan mbaruar fakultetin, kanë një diplomë, janë të zhgënjyer dhe të dëshpëruar. Pushteti i rilindjes nuk ka vend për ta, sepse vendin e tyre e kanë zënën persona me diploma falso dhe të lidhur me krimin. Ky është një model, i cili po promovon anti-vlerat. Këtu në model e gjejnë veten të gjitha ata , që bëjnë përpara përmes hiles, të gjithë ata qe politikën e shohin për të vjedhur dhe pasuruar”, tha Basha.

Basha u premtoi të rinjve se sapo PD të vijë në pushtet do qeveria do të mbështesë arsimin e lartë dhe pagesat e stazheve. Sipas kryedemokratit Rama u ka lënë të rinjve vetëm një zgjedhje; të merren me drogë apo dhe të largohen nga vendi.

“Një i ri e ka më të thjeshtë që të bëjë trafiqe, sesa të hapë një biznes dhe të punësohet dhe të punësojë. Bota universitare sot bëhet më e vështirë për të rinjtë që të çajnë përpara. Tarifat e Bachelor janë të larta dhe ato të masterit. E vetmja zgjidhje që Rama i ka lënë të rinjve, është që të merren me drogë, ose të ikë nga Shqipëria. Duhet vëmendje dhe financim. Vëmendje qeveritare dhe financim qeveritar. Kjo qeveri jo vetëm e ka braktisur rininë, por edhe e ka tallur. Ajo që duhet është; vullnet dhe vizion i qartë politik. Pastrimi i politikës nga krimi është prioriteti i parë dhe shërbimi ndaj qytetarëve. Ne do të mbështesim arsimin e lartë dhe pagesa e stazheve për 1/3 e të diplomuarve”, tha kreu i PD-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?