Basha: Nëse nuk bëjmë më shumë testime, vetizolimi është i kotë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, shpjegon se përse është e domosdoshme që në vend të shtohet numri i testimeve për COVID-19.

“Duhet që të kemi informacion sa më të saktë për gjendjen. Po nuk testuam shumë, atëherë do të thotë që nuk e dimë gjendjen reale. Zinxhiri i infeksionit ndërpritet vetëm duke testuar dhe izoluar. Po nuk testuam, zgjatet karantina, zgjatet dëmi ekonomik, shtohet kostoja. I gjithë izolimi,distancomi i qytetarëve merr kuptim nëse ndodh testimi.

Shqipëria nuk mund të ketë më pak testime se sa Maqedonia e Veriut. Në Maqedoni ka 5500 testime, kurse në Shqipëri 2500. Jemi dy herë më mbrapa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për çdo të infektuar po bëjmë 4 testime, ndërsa mesatarja është 12. Testimi është hetim. Me anë të testimit, duke ditur praninë e të infektuarit, duke izoluar, ndërpresim zinxhirin transmetimit. Nëse nuk e bëjmë, na rroftë izolimi.”, tha Basha në emisionin “Opinion”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?