FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Nuk bëmë gjithë këto sakrifica për të qeverisur me Ramën. Ndryshimi nis me largimin e qeverisë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka mohuar çdo zë për një bashkëqeverisje me Edi Ramën dhe PS. Basha tha se opozita nuk bëri gjithë këto sakrifica për të qeverisur me Edi Ramën.

“Domethënë PD, unë dhe opozita e bashkuar, që u përballëm prej ditës së parë me këtë qeverisje, që dogjëm mandatet, që bëmë çdo sakrificë dhe përpjekje për të larguar këtë njeri, do të shkojmë në martesë me një qeveri ilegjitime që ka prodhuar vetëm dështime dhe ka dalë nga martesa me krimin e organizuar,” tha Basha në një intervistë për Syri TV.

“Ne nuk ndalemi deri në largimin e Edi Ramës. Ndryshimi fillon me largimin e Edi Ramës,” përsëriti Basha disa herë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse do pranojë një formulë, ku Basha do jetë kryeministër dhe Edi Rama president, kreu i opozitës tha: “Vendi e ka një president, i cili edhe në kushte shumë të vështira po bën gjithçka për të mbrojtur atë që i ka mbetur karabinasë kushtetuese. Për fat të mirë kemi një lajm të mirë, plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse është hap i vonuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?