FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: ODIHR rrëzoi 30 qershorin. Ky regjim është i degraduar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se votimet e së dielës ishin jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje të vetë-vjedhura nga socialistët e Edi Ramës.

“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”, shprehet kreu i PD-së Lulzim Basha në reagimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?