Basha për kufirin detar me Greqinë: Ky është dështimi i dytë më i madh i Edi Ramës
Kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilëson çështjen e detit me Greqinë si dështimin më të madh të Edi Ramës në politikën e jashtme. Në një intervistë për Syri TV, Basha shprehet se artia Demokratike i qendron vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e marrëveshjes së vitit 2009.
Pjesë nga intervista e kreut të PD
Lulzim Basha: Marrëveshja e 2009 ka rënë dhe Partia Demokratike i qendron vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtë e kam bërë të ditur edhe gjatë takimit me ministrin e jashtëm grek kur ai ishte në Tiranë. Në atë kohë nuk ishte shpallur distance prej 12 miljesh ishim akoma në kushtet e distancës prej 6 miljeve, Partia Demokratike i përmbahet pikpamjes që gjatë kohës së vazhdimi të negociatave nuk mund të ketë një ndryshim të njëanshëm nag njëra palë të kushteve të negociatave. Sigurisht këtu përgjëegjësia kryesore këtu është e Edi Ramës, ky është dështimi dhe mashtrimi i radhës në fushën diplomatike. A nuk ishte ky që na tha para disa vitesh që ishte afër një marrëveshje me Greqinë. Ju të gjihtë e dini, shqiptarët e mbajnë mend takimet e shumta që bënin me ministrat e jashtëm me kryeministrat sa në Tiranë sa në Korcë, sa në Athinë a kudo tjetër, jemi afër marrëveshjes, jemi afër marrëveshjes. Çfarë ndodhi? Çfarë ndodhi, nga jemi afër marrëveshjes tek ndryshimi kushteve tashmë me shpalljen e Greqisë të 12 miljeve.
KOHA JONË SONDAZH

