Basha: Shteti i Edi Ramës është i gjithi në shërbim të krimit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka vendosur gjithë shtetin në funksion të krimit. Në një reagim në Facebook, Basha shprehet se Rama kërcënon qytetarë dhe punon vetëm për krimin dhe bandat.

Deklarata e Bashës në Facebook:

Se cili është shteti i Edi Rames, u pa qartë çdo ditë këto 4 vite, dhe e provuan në kurriz shumica e shqiptarëve. Sot shteti i tij i krimit është shpalosur dhe në mijëra faqe të drejtësisë italiane. Një shtet që funksionon i gjithi në shërbim të trafikantëve. Një shtet ku ministri i brendshëm është shefi i madh i bandës. Një shteti ku Rama vetë i bëhet pengesë drejtësisë duke e mbrojtur Tahirin teksa bën gati gijotinën për të varfërit që skanë mundësi të paguajnë ujin.
Edi Rama është i vetmi kryeministër që alternativë për qytetaret ka dhunën, presionin dhe burgun, ndërsa mbrojtjen, kujdesin dhe lehtësitë i ka për trafikantët me të cilët fiton dhe ndan pushtetin.
Një kryeminister i përgjegjshëm s’do gjente qetësi derisa të krijonte mundësi për qytetarët e tij që s’paguajnë dot faturën e ujit. Ndërsa Rama i kërcënon me burg ata që nuk sigurojnë dot as bukën e gojës. Sigurisht që për ata që janë abuzuesit më të medhenj nuk do ketë asnjë problem, sic ndodhi me aksionin famëkeq të energjisë ku u shtynë drejt vetvrasjes 12 kryefamiljarë, ndërsa oligarkët e lidhur me qeverinë vazhduan abuzime marranendëse me faturën e energjisë.
Një kryeministër i përgjegjshem do orientonte investimet që hapin vende pune, do ulte taksat për biznesin, do rriste pagesën për familjet në ndihmë ekonomike dhe përmes buxhetit të shtetit, do merrte përsipër faturën e energjisë dhe ujit për familjet në pamundësi ekonomike. Dhe ky do ishte shteti per qytetarët, për hallet e përditshme të njerëzve.
Por shteti i Edi Ramës është i gjithi në shërbim të tij dhe të kriminelëve të tij, ai i shkel me këmbë qytetarët, atij nuk i duhen qytetaret. Shteti i Ramës është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi.​

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?