Basha thirrje Ramës: Shko tek njerëzit, kanë 24 orë pa ngrënë
Rreshjet e denduara të shiut përgjatë 48 orëve të fundit në vend, kanë shkaktuar dëme kolosale. Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga Fushë-Kruja i ka bërë një thirrje kreut të qeverisë që të lërë asfaltet dhe të shkojë më pranë njerëzve.
”Në Fushë-Krujë situata kërkon ndërhyrje emergjente nga qeveria. Me qindra banorë të përmbytur në fshatin Hasan nuk kanë ushqim. Të njëjtin problem kishin banorët në Bilaj. Ata ishin 24 orë pa ngrënë, sepse qeveria nuk u ka çuar asnjë ndihmë”,-shkruan Basha në facebook.
Kreu i PD-së thekson se sot do të jetë pranë banorëve të Fierit dhe Vlorës, të cilët janë më të rrezikuarit nga dalja e lumit Vjosa nga shtrati. ”Më e keqja akoma nuk ka kaluar dhe sonte do të jem në Fier dhe Vlorë për t’u gjendur pranë qytetarëve të prekur nga përmbytjet”,-thekson Basha.
Statusi i plotë
Në Fushë-Krujë situata kërkon ndërhyrje emergjente nga qeveria. Me qindra banorë të përmbytur në fshatin Hasan nuk kanë ushqim. Të njëjtin problem kishin banorët në Bilaj. Ata ishin 24 orë pa ngrënë, sepse qeveria nuk u ka çuar asnjë ndihmë.
I bëj thirrje Edi Ramës të mos e shohë situatën nga asfalti i autostradës, siç më thanë banorët se ka bërë me Fushë-Krujën, por të shkojë pranë njërëzve, t’i ndihmojë me ushqime, me veshje dhe me strehim.
Në Fushë-Krujë pata rastin të falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen për ushtarët dhe policët që po sakrifikojnë prej 3 ditësh për të shpëtuar jetën e njerëzve. Më e keqja akoma nuk ka kaluar dhe sonte do të jem në Fier dhe Vlorë për t’u gjendur pranë qytetarëve të prekur nga përmbytjet.
KOHA JONË SONDAZH

