FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha uron SHBA-në me foto nga protestat e opozitës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar SHBA-në për festën e 243-vjetorit përmes një postimi në facebook, që e shoqëron me një citim nga deklarata e pavarësisë dhe një foto nga njëra prej protestave të opozitës shqiptare para selisë së qeverisë.

Postimi i plotë

Të dashur miq,
Këtë 4 korrik dua ta nis me më të famshmin citim nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:
Ne i konsiderojmë të mirëqena këto të vërteta:
Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë,
Se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme,
Mes të cilave janë Jeta, Liria dhe Ndjekja e Lumturisë.
Se për të siguruar këto të drejta, njerëzit krijojnë qeveri,
Pushteti i drejtë i të cilës buron prej pëlqimit nga të qeverisurit,
Dhe sa herë që cilado mënyrë e qeverisjes,
Kthehet në shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve,
Është e Drejta e njerëzve,
Ta ndryshojnë ose rrëzojnë një qeveri të tillë,
Dhe të themelojnë një qeverisje te re,
Bazuar mbi ato parime dhe me ato pushtete,
Që sipas njerëzve garantojnë më së miri, Sigurinë dhe Lumturinë e tyre!
Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA!
Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?