Basha: Xhafaj u largua pasi humbi luftën e bandave me Dakon dhe Tahirin

Kreu i opozitës deklaroi sot nga emisioni “Zonë e Lirë” se largimi i Fatmir Xhafajt erdhi pas përplasjes me bandën e Vangjush Dakos.

Ai tha se Xhafaj ra pas përplasjes së bandave politike me njëra-tjetër.

“Në thelb kjo është përplasje bandash politike. Në një krah bandat e Tahirit dhe Gjushit u përplasën me bandën e Xhafajt. Kjo ishte përplasje bandash për pushtet. Rama mbrojti Dakon. Sot kemi një kryebashkiak siç është Dako që është kapur nga përgjimet duke bashkëpunuar me bandat dhe akoma është i lirë. Të gjithë e dinë se çfarë bën dako në Durrës, ai është shumë i rëndësishëm për Dakon. Përpjekja për të mbrojtur Dakon e ka çuar të kërcënojë Xhafën me një tjetër dosje”- tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrje socialistëve: Reagoni para se bandat e Rilindjes të zhdukin përgjithmonë PS-në

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi se Shqipëria është marrë peng nga Rilindja. Basha u ka bërë thirrje socialistëve që edhe ata ti bashkohen opozitës dhe shqiptarëve të ndershëm që të shpëtojnë Shqipërinë, por edhe PS-në e marrë penga nga bandat.

“Kjo e keqe bie sepse sot përfaqësohet nga një grup i vogël njerëzish. Janë shumë pak dhe janë kundër shumicës së shqiptarëve. Më ke dëgjuar të flas për organizatën kriminale të Rilindjes, e kam fjalën për këtë grup që ka kapur parinë Socialiste, dhe nëse nuk reagojnë socialistët atëherë ata do ta marrin përgjithmonë PS-në”, deklaroi Basha.

Qeveri hije brenda PD? 

Lulzim Basha ka komentuar për situatën politike në vend. I pyetur nga moderatori Arian Çani se cila është ‘qeveria hije’ brenda PD-së Basha tha:

“Nuk ka mjegull, por nuk ka asnjë strategji. Dujke ju referuar kulturës time perëndimore unë mendoj se individi nuk promovohet nga lideri por nga puna. Nëse publiku vëren të shquajë qeverinë hije kjo është në dorë të tyre. Në PD ka një grup të madh që janë angazhuar në luftën kundër padrejtësive. Kemi një përplasje mes dy botësh të ndryshme, të një politikani racional që bën gjithçka për një produkt falso siç është Dako, Balla Roshi, dhe një tjetër politikan që mbështet promovimin përmes vlerave. Unë në PD i trajtoj të gjithë si të barabartë”-  tha ai.

“Dako është një politikan bandit”

Kreu i PD-së Lulzim Basha është pyetur nga moderatori edhe për fjalorin fyes në drejtim të tij të bërë nga Vangjush Dako. Basha tha se ai nuk ka ndërmend t’i përgjigjet Dakos me të njëjtën gjuhë pasi do t’i bënte nder Edi Ramës. Ndërkohë theksoi se Dako tashmë ka dalë zbuluar se ai bashkëpunon me bandat.

“Nëse unë merrem me njerëz që në vend të argumentave lëshohen me një fjalor harbut. Në vend që ti përgjigjen akuzave të cilat janë të faktuara, sepse çfarë kam thënë për Tahirin, Xhafajn, Roshin dolën të vërteta, çfarë të kam thënë për Dakon ka dalë e vërtetë. E vërteta është se këta janë bandë. Të futësh në burg një baba i cili nuk ka mundësi të paguajë faturat dhe të lësh në kreu të Durrësit një njeri i cili bashkëpunon me bandat për të vjedhur votat e qytetarëve. Dje doli një dokument se Dako kishte 4 muaj që fliste me banditët, kishte një lidhje të fortë me Avdylajt. Ky është një politikan bandit. Ka dy gjëra që nuk i përgjigjem, ajo diktatura ka lënë disa vrraga në shpirtin e disa njerëzve, por edhe tjetra është se ajo ishte gjuhë komuniste. Nëse unë i përgjigjem me të njëjtin fjalor unë i kam bërë një shërbim të madh Edi Ramës. Nëse zhgërryhesh dhe ti me derrin bëhesh dhe ti me baltë”, deklaroi Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?