Basha: Zgjedhjet më shpejt nga sa mendojmë, prisni skandale të tjera

”Skandale të tjera do të përfshijnë sërish përfaqësues të kabinetit të qeverisë ”Rama”’, është paralajmërimi që ka lëshuar kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e grupit të PD-së, Basha shtoi edhe se: ”Vendi është në kolaps dhe dita e përballjes me qeverinë do të jetë më e shpejtë seç e mendojmë. Do të dalin skandale të tjera të kësaj qeverie”, u shpreh Basha, i cili sqaroi se bojkoti i qeverisë do të vijojë dhe se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet.

“Ne do të përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe ne do i fitojmë. Do vijojë beteja për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Madje, minimumi 15 mandate nga PS do të jenë të palegjitimuara”, tha kreu i PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?