FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bashës i ndërpritet lidhja live në “Facebook”, PD: Kuvendi po shkel ligjin

Pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu punimet në Kuvend, dhe lideri i PD-së Lulzim Basha vijoi fjalën e tij nga foltorja përmes “Facebook”, selia blu vjen me një reagim.

Përmes zyrës së shtypit, PD akuzon Kuvendin se po bllokon valët e përdorimit të internetit, në mënyrë që mos të bëhet lidhja në “Facebook”, skenar tashmë i njohur nga opozita.

“Ne media po shperndahet lajmi se fjala e zotit Basha ne parlament nuk po transmetohet per shkak te internetit te kufizuar. E verteta eshte se kufizimi i internetit nuk eshte rastesor. Ne shkelje te ligjit, sherbimet e Kuvendit po perdorin cdo 2-3 minuta bllokimin e valeve per perdorimin e internetit”, thuhet në reagimin e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?