FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Batutat e ”peshkut”, Rama: Së shpejti në skarë. Basha: Peshkarexha në det

Pas përplasjeve mes opozitës dhe maxhorancës, kjo seancë parlamentare pati edhe  humor. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se agjentët e FBI-së që janë në Tiranë do të kapen ata që quhen “peshqit e mëdhenj”. Kreu i qeverisë tha se shumë shpejt peshqit do të jenë në skarë.

”Paratë që thotë Taulanti ka kush i gjen, i gjejnë ustallarët. Pyetja është shumë e thjeshtë çfarë janë këto kompani fantazmë që paguajnë për PD? Se ka plot që deklarojnë dhe pastaj kapen. Çfarë është kjo, këtë thoni ju. Këtu do jemi, se Shqipëria nuk është vetëm. Kur ju thoja që do vijë FBI këtu thoshit “jo, i zgjidhim vetë punët”, këtu e keni FBI mos u mërzisni hap pas hapi, do i shihni gjithë llojet e peshqve në skarë. Të gjithë. Vetëm lutuni mos t’ju kapi skara”, tha Rama.

Ndërkohë Lulzim Basha iu përgjigj vetëm me një fjali duke thënë: ”Tha tha dikush dje, peshqit janë kapur por po presin të dalë peshkarexha në breg”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?