Begaj për ndarjen nga jeta të Vladimir Priftit: “Sot arti shqiptar humbi një intelektual pa kompromis”

Presidenti Bajram Begaj ka ndarë një postim mjaft të ndjerë në platformën e tij facebook, ku shpreh keqardhjen si dhe i dërgon familjarëve ngushëllime për humbjen thellë të regjisorit të mirënjohur Vladimir Prifti.

Postimi i Presidentit:

Sot arti shqiptar humbi një ndër regjisorët më të talentuar dhe Shqipëria një intelektual pa kompromis, Vladimir Priftin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të mjaftonin vetëm dy vepra, ikona të filmit shqiptar, si: “Udha e shkronjave” dhe “Flutura në kabinën time” për t’u përjetësuar emri i tij në plejadën e regjisorëve më të mirë shqiptarë, por vepra e tij përmban edhe shumë realizime filmash të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si skulptor i imazhit, ai skaliti personazhe të pashlyer nga kujtesa e publikut.

Artist, intelektual dhe, mbi të gjitha, njeri që e donte vendin e vet, Vladimir Prifti është frymëzim për brezat e rinj të kinematografisë shqiptare.

I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjarëve!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?