Ben Blushi shfaqet mes kolegëve në media
Ditët e fundit partia LIBRA e Ben Blushti ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të debateve mes anëtarëve të saj.
Në disa portale nuk kanë munguar dhe lajmet e pakonfirmuara për sherre në një nga mbledhjet e fundit.
Ndërkohë që sot, Parti LIBRA ka reaguar duke sqaruar situatën. LIBRA, në një njoftim për mediat, sqaron se nuk ka pasur asnjë sherr dhe as është kërkuar ndërhyrja e policisë gjatë mbledhjes. Ajo që ka ndodhur, sipas sqarimit të LIBRA, është se një person ka tentuar të filmojë pa leje zhvillimin e mbledhjes.
Po sot, Ben Blushi është shfaqur i qetë mes dy miqve të tij, gazetarëve Blendi Fevziu dhe Andi Bushati.
Fotoja është postuar nga drejtuesi i emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.
KOHA JONË SONDAZH

