Berisha: Biseda me Edi Ramën në vitin 1991. Me tha do varte në çdo shtyllë nga një komunist

Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar sot me Kryeministrin Edi Rama për një takim të zhvilluar mes tyre në vitin 1991.

Edi Rama duke deklaruar se PD nuk ka asnjë lidhje me të djathtën kujtoi i pari bisedën me Sali Berishën.  “Jam takuar me Saliun në janar të vitit 1991. Shoku Sali atëherë, se ishte me teserën e partisë në xhep. Atëherë më tha mua, isha me Kasem Trebeshinën dhe Ardian Klosin, se ju doni të nxirrni llumin nga burgu.

Sekretarin i parë i Partisë e ka kthyer PD-në në një karagjozllëk kombëtar. Ju nuk dini të bëni shtet, nuk dini të bëni punë, përveçse të ndërtoni fshatin tuaj të vogël në çdo zyrë. E mori nga Ramizi, ia la Ramizit xhunior. Qeshu Sali, qeshu se PD-ja është e jotja. Nuk ju them pse nuk bëtë stadiume sepse Saliu futbollin e ka luajtur me gurë. Këtu Saliu është i justifikuar. Çfarë t’ju them juve, ju vini këtu me avazin droga, droga, droga, krimi, krimi, krimi duke na e bërë kaq të lehtë fundin e kësaj beteje politike. Tani shoku Ramiz, hajde fol këtu për drogën, për krimin, për narkoshtetin, fillo e merre fjalën,” tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj deklarate Berisha ka dhënë variantin e tij për këtë takim. Ai tha se është takuar me Edi Ramën dhe ky i fundit i ka kërkuar fjalën në një takim. “Me tha se do fliste dhe do të thoshte se në çdo shtyllë duhet varur nga një komunist. I thashë se nëse deklaronte kështu përfshinte dhe babain e ti. Me tha që edhe im atë le të varet”,- tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10155837023264909/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?