Berisha denoncon aferën 220 mln euroshe: Ja kush fshihet pas saj
Ish-kryeministri Sali Berisha në seancën parlamentare të ditës së sotme ku diskutohej projektrezoluta “për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave efikas ligjor për parandalimin e këtij fenomeni”, ka dalë nga tema
Ai ka denoncuar një aferë të madhe korruptive , që sipas shkon deri në 220 mln euro.
“Sot do të paraqes para jush një nga rastet më flagrante, të vjedhjes së 220 mln eurove të vërtetuara. Ju bëj thirrje juve deputetëve socialistë, t’i marrë këto dokumeta dhe të thotë se cilën fjalë mund të justfikojnë,” tha Berisha.
Më pas deputeti demokrat tregoi më konkretisht aferën, duke përmendur edhe emrin e personit që ka fituar nga kjo
“Afera është më plehrë se çdo plehrë e Shqipërisë, në vitin 2015, një kompani ofrohet të ndërtojë djegësin e Elbasanit, me kundërshtim me çdo ligj, kjo qeveri brenda një dite, bëri 9 veprime dhe ja jep tenderit një famozi Klodian Zoto. Ky zotëri në 2016-n e shet koncesionin me 16 mln euro një italiani dhe fut në xhep me një të rënë të lapsit 7 mln euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Këta vjedhin si ujqër të tërbuar, po ku ngopen ata”, tha Berisha.
“Ai që jep pa bërë një punë, pa hedhur një kanal 6 mln euro vjedhje ai i ndan paratë më kryeministrin. Në Tiranë tani djegësi do të jetë 128 mln euro. Kontratën nuk ka burrë nëne që e gjen, nuk ekziston. Secili mund të thotë përderisa nuk ekziston kontrata pse flet. Unë e di që ekziston. A vidhet në këtë mënyrë more zotëri, po jo kjo është gjëja e paimagjinueshme. Këta janë një bandë. Këtu është ministri i mjedisit Lefter Koka që ka marrë pjesën e vet. Po Lefter Koka se bënte dot kurrë një gjë të tillë.
Financat si ka Lefter Koka”, deklaroi ish-kryeministri.
Ai iu kërkoi deputetëve socialistë të reagojnë “Burrat nuk lidhen pas mandatit si qeni pas hurit. Ju duhet të flisni se përfaqësoni qytetarët me halle në mbarë Shqipërinë. Ne sigurisht këto do i çojmë aty ku duhet por është në nderin tuaj që si parlamentarë t’i shihni”, tha Berisha.
Për sa i përket përmbytjeve, Berisha kërkoi shpalljen e emergjencës dhe dëmshpërblimin për të gjithë të përmbyturit.
“Ka një qëndrim cinik. Unë i përgëzoj të gjithë ata që kanë ndihmuar të përmbyturit. Por duhet një qëndrim moral, ata që i ka përmbytur Vjosa duhet ti dëmshpërblejë shteti. Për t’i shpërblyer ata qeveria duhet të shpallë gjendjen emergjente. Përndryshe qeveria vjedh dhe vetëm vjedh ndihmat e tyre”, u shpreh Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

