Berisha: O sot o kurrë, të përmbysim Edvin Ramën
Ish-kryeministri, Sali Berisha i bën thirrje shqiptarëve që të ngrihen në revoltë popullore për të përmbysur Edi Ramën.
Në një koment në Facebook, Ish-kryeministri rendit një sërë akuzash të forta ndaj kreut të qeverisë. Berisha shprehet se Edi Rama po shet detin dhe tokën e Shqipërisë, duke ju referuar marrëveshjes me Greqinë.
Gjithashtu, Berisha e bën fakt të kryer dhe projektin për ngritjen e kampeve të emigrantëve sirianë dhe kampeve për ish-terroristët e ISIS.
“O sot o kurrë duhet të përmbysim Edvin Kristaq Ramën, Jorgo Zografin e dytë! Ky antishqiptar, kriminel pa atdhe për karrigen e tij është gati të bëjë gjithçka: Të shes detin! Te shes tokën! Të pranoj qindra mijëra ish-terroristë të ISIS në Shqipëri!
Të përzë nga Shqipëria rininë, të ardhmen e saj! O sot o kurrë duhet të ngrihemi dhe të shporrim këtë kalbësirë, Jorgo Zograf të dytë nga sundimi shitja e Shqipërisë, interesave jetike, vetjake dhe kombëtare të shqiptareve! sb“,- shprehet Berisha në reagimin e tij.
Në akuzat e Berishës ndaj Edi Ramës, interesante këtë herë është futja e një personazhi historik që njihet për qëndrimet anti-kombëtare. Ish-kryeministri e krahason Edi Ramën me Jorgo Zografin, politikan shqiptar që u vu në shërbim të interesave të Greqisë në vitin 1914 duke
shpallur dhe autonominë e “Republikës së Epirit të Veriut në Gjirokastër”. Zografi njihet se antishqiptari që nxiti interesat greke për Jugun e vendit. Duke bërë krahasim me Jorgo Zografin, Berisha i referohet dhe marrëveshjes detare mes dy vendeve që pritet të nënshkruhet shumë shpejt.
KOHA JONË SONDAZH

