Berisha përlotet gjatë fjalës mortore në lamtumirën e fundit për ish-presidentin Nishani

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e lamtumirës për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, ish-Presidentin Bujar Nishani, që do të prehet në varrezat e Sharrës. Por sot, Berisha, për herë të parë publikisht nuk i ka mbajtur lotët dhe e ka ndërprerë për pak fjalën e tij me zërin që iu drodh nga trishtimi, duke arritur megjithatë ta përfundojë atë.

Përpara qindra pjesëmarrësve në funeral, Berisha u drejtua me fjalë prekëse:

“I dashur Bujar! Sot, fëmijët, Ersi, Fiona; shoqja jote e jetës, Odeta; babai, vëllezërit, qytetarët e këtij vendi, jemi këtu rreth teje të të përcjellim me dhimbje të madhe dhe të thellë në udhëtimin tënd të parakohshëm, pasi ke ngjitur si rrallëkush shkallët më të larta të jetës dhe ato të detyrës. Por edhe pse ti largohesh, për sa kohë ne jetojmë do të mbetesh i gjallë midis nesh me dhuntinë e larta morale. …

Swiss Digital Desktop Reklama

… Së fundi, unë dua të shpreh sot një mirënjohje të thellë, për familjen tënde dhe të gjithë ata që bënë gjithçka që ti të mos niseshe sot në këtë rrugë. U prehsh në paqe (loton….dhe ndal për pak fjalën)

Swiss Digital Mobile Reklama

U prehsh në paqe, miku im i dashur dhe paqja e mëshira e Zotit të bjerë mbi ty! I lehtë të qoftë dheu i tokës sonë. Lamtumirë!” – përfundoi Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?