Berisha: Rama po përpiqet të maskojë shitjen e detit

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook thotë se “pala greke është në presionin e grabitjes së detit nga kapitullanti apo Zografi bis, Edvin Kristaq Rama!!”. Berisha ka nxjerrë përgjigjen që ka dhënë ministri Bushati nëse marrëveshja e shitjes së detit me Greqinë do të jetë para apo pas datës 29 qershor.

Postimi i plotë i Berishës: 

Ju lutem lexoni këtu më poshtë përgjigjen e Ramës dhënë nëpërmjet Ditziut të tij nëse marrëveshja e shitjes së detit me Greqinë do të jetë para apo pas datës 29 qershor, pra datës së vendimit për negociatat me Shqiperinë! sb

Swiss Digital Desktop Reklama

“PYETJE: Në raport me vendimin që do të merret më 28-29, kjo marrëveshje me Greqinë do të jetë para apo pas? Mund të ketë një datë?

Swiss Digital Mobile Reklama

PERGJIGJE: Do ta shihni që të gjithë ata që kanë vendosur bast sikur qeveria apo ShqiPëria është nën presion për të mbyllur një marrëveshje me Greqinë në funksion të datës 29 apo 29 e kanë thjesht gabim. Kjo është një tezë që është hedhur në opinionin publik kryesisht nga opozita që nuk gjen bazë. Në rast se për një moment do të merrnim të mirëqënë faktin që ne jemi në një presion për të mbyllur një marrëveshje me palën greke për shkak të datës 28 dhe 29, kundërpyetja është po pala greke në çfarë presioni është? Pse do të kishte interes për ata mbyllur në datën 28 apo 29.”

A nuk është ky një argument qesharak?

Po pse të mos jetë e interesuar pala greke të grabisë sa më shpejt detin dhe pasuritë përrallore të Shqipërisë nga skllavi i Balilit, Edvin Kristaq Rama.

A nuk fakton ky argument se apatridi Rama përpiqet të maskojë në mënyrën më trashanike shitjen e detit palës greke? sb

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?