FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Rama s’largohet me votë, por me revolucion

 

Ish-kryeministri Sali Berisha prej kohësh përmend fjalën 'revolucion'. Prapa i shton edhe një 'demokratik'.

Por në një intervistë të dhënë për Çim Pekën, ai ka thënë se Rama nuk largohet kurrë me votë. Ndaj, sipas Berishës, duhet revolucioni për ta larguar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edi Rama ka mbush kupën me kohë dhe duhet të largohet me revolucion demokratik në mënyrë të pashmangshme. Unë e quaj revolucion demokratik. Dhjetori ishte revolucioni demokratik më i madh i shqiptarëve dhe duhet të bëhet edhe një tjetër revolucion si ai, dhe do bëhet unë jam optimist se do të ndodhë. Kurrë nuk ikën me votë. Aq sa respekton partinë e tij aq do respektojë ai votën e shqiptarëve, ai respekton Koçon. Edi Rama e ka treguar, u vërsul si përbindësh me të gjithë potencialin e shtetit për ti grabitur votën qytetarëve, me të gjitha format, nuk ka zgjedhje me atë. Nëse opozita pret 2017 për të shkuar “si cjapi tek kasapi” bën një gabim fatal, bën një gabim historik të pafalshëm”, thotë Berisha. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?