FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha thirrje qytetarëve për të sulmuar fizikisht Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook një video ku qytetarët hedhin në koshin e plehrave një politikan.

Në shënimin që shoqëron videon, Berisha shkruan se ky duhet të jetë modeli që qytetarët shqiptarë duhet të ndjekin.

“Kjo eshte pergjigja e njerezve te qyteteruar per politikanet e korruptuar, pushtetaret narkotrafikante si Noriega dhe banda e tij ne qeveri. Shikoni videon qe duhet te frymezoje cdo qytetar! Sb”,- shkruan Berisha në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videoja që Berisha ka publikuar në Facebook është e vitit 2014 dhe tregon momentin kur protestuesit në Ukrainë hedhin në koshin plehrave një deputet të Parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/903581689802739/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?