Berisha: Zgjedhjet farsë, duhet të vendosen vlerat e demokracisë të groposura me 30 qershor
Ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaroi se vlerat e demokracisë të groposura me 30 qershor me farsën moniste duhet të vendosen një minutë e më parë.
Sali Berisha: Në rrafshin vleror ka një karakter të shenjtë. Vlerat e demokracisë të groposur me 30 qershor me farsën moniste duhet të vendosen një minutë e më parë. Thirrja ime për mbarë qytetarët shqiptarë është të vazhdojnë betejën deri në fitoren tonë vendimtare të plotë.
Opozita autogol me bojkotimin e zgjedhjeve?
Duke folur për gazetarët pas takimit me Bashën, Berisha tha se bojkotimi i zgjedhjeve ishte një nga aktet më të mençura të PD-së.
Sali Berisha: Nuk u bënë pjesë e farsës më të shëmtuar të narkoshtetit ku baronët e drogës dhe krimit me pushtet dhe në shpellat e drogës vendosin për fatin e qytetarëve. Është jetike që opozita të qëndrojë e papërlyer. Besnike e vlerave dhe për asnjë sekondë fasadë e një regjimi më të urryer që kanë pasur shqiptarët nga koha e Enver Hoxhës deri më sot. Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje, nuk ishin zgjedhje ato po një farsë.
Cili do të jetë fati i PD?
Sali Berisha: Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje, nuk ishin zgjedhje ato po një farsë. Rikujtoni pak Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, vendimet e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut për zgjedhjet, votën. Ato vendime hedhin poshtë me përçmim si antidemokratike zgjedhjet moniste, zgjedhjet pa alternativë, pa kandidat. Cilido që mbështet apo thotë atë që thoni ju do të mbulohet nga turpi i historisë. Ky është një vend i lirë, populli opozitar është një popull i lirë, i pa sunduar nga mafia. Asgjë këtë popull nuk mund ta mposhtë. Nuk po bën asgjë veçse po mbron ato vlera, të cilat janë sanksionuar në demokracitë më të hershme në vendet e lira në mbarë botën. Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale të Europës bojkotoi në një akt të pashembullt në histori vëzhgimin e zgjedhjeve sepse nuk mund të vëzhgonte farsën. Këto janë qëndrime të drejta të lidershipit dhe popullit opozitar.
Berisha për Soros: I dha të gjitha pushtetet Ramës
KOHA JONË SONDAZH

